Shkolla "Arkitekt Sinani" - Foto: Komuna e Mitrovicës

Agim Bahtiri viziton nxënësit që dyshohet se u helmuan në klasë

Kryetari i Komunës së Mitrovicës Jugore, Agim Bahtiri, së bashku me drejtorin e Arsimit, Egzon Jashari, kanë vizituar nxënësit të cilët kërkuan ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal “Dr. Sami Haxhibeqiri”.

“Nga personeli mjekësor, Bahtiri u njoftua rreth gjendjes shëndetësore të tyre, me ç’rast u konstatua se simptomat e tyre nuk tregonin për diçka shumë shqetësuese, ku pas trajtimit mjekësor nxënësit janë liruar”, thuhet në një njoftim të Komunës.

Bahtiri u uroi nxënësve shërim sa më të shpejtë, duke thënë se çdo gjë e rëndësishme ka të bëjë pikërisht me shëndetin e fëmijëve. Ai falënderoi edhe stafin mjekësor për kujdesin ndaj tyre.

Gjithashtu Bahtiri së bashku me drejtorin Jashari dhe në prani të zyrtarëve të Policisë së Kosovës, kanë realizuar një vizitë në objektin e shkollës për të parë nga afër gjendjen faktike, dhe mënyrën se si ka rrjedhur dyshimi mbi helmimin e këtyre nxënësve.

11 nxënës të shkollës së mesme teknike “ Arkitekt Sinani “ në Mitrovicë kanë kërkuar ndihmë mjekësore pasi dyshohet se janë helmuar sot gjatë orarit mësimit.

Mitrovicë, 11 nxënës në spital nga spreji djegës

Lidhur me rastin, Policia ka arrestuar një të dyshuar.

Policia arreston të dyshuarin se hodhi sprej djegës në shkollë

www.kallxo.com