Ilustrim

Policia arreston të dyshuarin se hodhi sprej djegës në shkollë

Një nxënës nga Mitrovica është arrestuar nën dyshimet se ka helmuar 11 nxënës me sprej djegës.

Njëmbëdhjetë nxënës të shkollës së mesme teknike “ Arkitekt Sinani “ në Mitrovicë sot kanë kërkuar ndihmë mjeësore.

Nxënësit dyshohet se janë helmuar sot gjatë mësimit duke shfaqur simptoma të djegieve të syve, por pas pas trajtimit mjekësor janë liruar.

Policia e Rajonit të Mitrovicës ka njoftuar se  nxënësi i dyshuar se ka përdorur sprej në njërën prej klasave të shkollës është arrestuar.

“I dyshuari është liruar për procedurë të rregullt. Ndaj tij është inicuar rasti për veprën penale ” përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm “, thuhet në njoftim të Policisë.

Mitrovicë, 11 nxënës në spital nga spreji djegës