Afër 9 mijë raste të raportuara përmes platformës digjitale ‘Lajmëro Policinë’

Posedimi i armëve, i drogës, rastet e dhunës në familje, ato të korrupsionit, rastet që ndërlidhen me trafikun rrugorë e raste të tjera të ndryshme po raportohen nga qytetarët përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë”.

Sipas një njoftimi të Policisë së Kosovës, rreth 8 mijë e 900 raste janë raportuar deri më sot nga qytetarët në këtë platformë digjitale.

Një platformë e tillë, siç njofton Policia, mund të shkarkohet në pajisjet mobile në gjuhën shqip, serbisht dhe anglisht.

Sipas Policisë, qëllimi i lanësimit të një aplikacionit të tillë është që të lehtësohet bashkëpunimi, komunikimi i ndërsjellët me qytetarët dhe ofrimin e mundësisë për lajmërimin e rasteve të ndryshme.

“Deri në këtë fazë përmes këtij aplikacioni në Policinë e Kosovës janë raportuar rreth 8 mijë e 900 raste të ndryshme, që ndërlidhen me trafikun rrugor, posedim të armëve, drogës, raste të dhunës, korrupsionit etj”, njoftoi Policia.

Tutje, kjo Policia ka falënderuar qytetarët për raportimin e rasteve të ndryshme dhe bashkëpunimin e ofruar në arritjen e objektivave të tyre të përbashkëta për garantimin e një sigurie të përgjithshme.

Po ashtu, përmes këtij njoftimi Policia ka thënë se inkurajon të gjithë, pa dallim që edhe më tutje rastet të raportohen pa hezitim dhe në mënyrën më të lehtë për ta, përfshirë këtu edhe lajmërimin e rasteve përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë”.

“Raportimi nga ana e qytetarëve përmes këtij aplikacioni ofron transparencë, konfidencialitet dhe anonimitet të plotë”, ka thënë Policia.

Modulin se si të shkarkohet dhe përdoret ky aplikacion është ky:

Foto: Policia e Kosovës
Foto: Policia e Kosovës