Ilustrim

Aeroporti nis operimin e plotë nga e diela

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” ka njoftuar se nga data 28 qershor rifillojnë fluturimet e rregullta.

“Me kënaqësi ju informojmë se nga data 28 qershor 2020, lejohet operimi i plotë i fluturimeve të rregullta në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës ‘Adem Jashari’, thuhet në njoftim.

Tutje aeroporti kërkon nga udhëtarët që tu përmbahen udhëzimeve për masat e sigurisë të cilat sipas tyre gjenden në faqen elektronike dhe rrjete sociale.

“Ju lusim t’i përmbaheni udhëzimeve për masat e sigurisë se udhëtimit për masat e sigurisë, në mënyrë që fluturimi juaj të realizohet më kohë dhe i sigurt, këto udhëzime janë të publikuara në faqen tonë zyrtare dhe në rrjete sociale,” theksohet në njoftim.

Hapja e aeroportit është bërë me vendim të qeverisë për hapjen e trafikut ajror, që ishte mbyllur paraprakisht për shkak të pandemisë së COVID-19.