Ilustrim

Aeroporti i Prishtinës anulon fluturimet për tre ditët e ardhshme

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” ka njoftuar se fluturimet e datës 19, 20 dhe 21 qershor janë anuluar.

“Të nderuar udhëtarë në pritje të udhëtimit, ju informojmë se fluturimet e datës 19, 20 dhe 21 qershor 2020, janë anuluar. Për të dhëna shtesë në lidhje me fluturimin tuaj, ju lusim që të kontaktoni kompanitë ajorore”, thuhet në njoftim.