Ilustrim

Aeroporti “Adem Jashari”, arrestohet shtetasi i huaj, dyshohet për dokument fals

Në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” dje në mëngjes është arrestuar një shtetas i huaj pasi që derisa ka tentuar të udhëtojë në destinacionin Prishtinë – Dyseldorf, ka prezantuar  leje qëndrimi të Belgjikës, e cila dyshohet të jetë e falsifikuar.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit dhe me vendim të tij i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Rasti vazhdon të hetohet.