Adriana Matoshi në filmin "Zana"

Adriana Matoshi, deputetja e LVV-së pa pasuri të patundshme e të tundshme

Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Adriana Matoshi, ka deklaruar se nuk posedon asnjë pasuri të paluajtshme e as të luajtshme në pronësi të saj.

Ajo në deklarimin e pasurisë së saj për këtë vit ka bërë të ditur se prindërit e saj posedojnë një shtëpi në vlerë 400 mijë euro dhe një veturë në vlerë 3,000 euro.

Matoshi po ashtu nuk ka as para të ruajtura në bankë, por ka një kredi në vlerë 1,000 euro për biznes.

Aktorja Matoshi ka të hyra nga paga e saj si deptuete 1,547 euro si dhe kompensim nga një serial 1,000 euro dhe 1,000 euro të tjera nga lokali Dar Tea Room.

Matoshi u zgjodh deputete në Kuvendin e Kosovës në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit duke grumbulluar kështu 10,403 vota.