
Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com
‘Ecja për Adrianën’, qytetarët solidarizohen me aktoren e njohur
Një marsh solidariteti është mbajtur sot në Prishtinë në mbështetje të aktores dhe deputetes, Ardiana Matoshi, e cila bëri të ditur së është ridiagnostifikuar me kancer.
Nga sheshi ‘Zahir Pajaziti” deri tek Teatri Kombëtar, me moton “Ecim për ty, Adriana Matoshi”, artistë, deputetë e qytetarë të shumtë i janë bashkuar ecjes në mbështetje të aktores dhe deputetes, Adriana Matoshi, me lutjen që ta ‘mund’ sëmundjen.
“Shpirtërisht jemi me Adrianën, presim që ajo të vazhdojë të japë atë që e ka dhënë deri tani”, ka thënë Triera Kasumi, organizatore e “Ecjes për Adrianën”.
Një ditë më parë aktorja Adriana Matoshi, deputetet e Kuvendit të Kosovës bërë të ditur përmes Facebookut se është ridiagnostifikuar më kancer.