Arkiv

Abdixhiku: Preferoj që LDK të shkojë e vetme në zgjedhje

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku në një intervistë në televizionin T7 ka thënë se në parim, kjo parti nuk do të bëjë koalicione parazgjedhore.

“Në parim, nëse nuk do të ketë koalicione parazgjedhore të PAN-it aktual, pra nëse nuk do të ketë një PAN 2, preferoj që mos të mos bëjmë koalicione parazgjedhore”, ka thënë ai.

Por, ai tha se për një gjë të tillë do të vendosë Këshilli i Përgjithshëm i partisë së Isa Mustafës.

Ai ka folur edhe për nenin në statutin e LDK-së, e cila kushtëzon kandidaturat për kryetar të LDK-së në 50 plus një delegat.

“Delegatët nuk e mbështetën heqjen e nenit që kërkon 50+1 votë për kandidaturë. 345 delegatë nuk deshën të ndërrojnë nenin e 5”, tha tutje Abdixhiku.