Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Abazi: Nuk duhet torturuar këtë Kuvend me fushata elektorale

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi ka kërkuar nga deputetët opozitar që të mos e shfrytëzojnë sallën e Kuvendit të Kosovës për të marr vota për zgjedhjet komunale në Kosovë.

“Nuk duhet torturuar këtë Kuvend me fushata elektorale për nivelin komunal”, ka thënë Abazi.

Ai ka akuzuar në mënyrë direkte Partinë Demokratike të Kosovës, për neglizhencë në kryerjen e punëve që kanë rëndësi për shtim të shërbimeve për qytetarët.

“Tentimin për me qajtë me lotë krokodili për fatin e qytetarëve, përderisa në Ferizaj që katër vite një spital nuk është përfundu, një shtrat i vetëm nuk është shtu për me u kujdes për ata njerëz”, ka thënë ai.