Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Abazi: KQZ i ka përmendur disa emra, për të thënë që i prekëm të gjitha partitë

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për deputet, Haki Abazi, thotë se të gjithë emrat e tjerë që do të largohen nga listat për deputet, janë tendenca për të mbrojtur vendimin për moscertifikimin e Albin Kurtit si kandidat për deputet.

“Është përjashtuar z. Kurti nga KQZ dhe janë mbledhur disa emra të tjerë nga partitë e tjera për çështje të trafikut për me thanë që i kemi prek të gjitha partitë. Kjo është logjika e interpretimit të drejtësisë në këtë rast”, tha Abazi në “Kallxo Pernime”.

Abazi thotë se targeti kryesor në këtë situatë është Albin Kurti.

“Targeti këtu është z. Kurti dhe hajde t’i marrim disa njerëz që kanë disa gërvishtje në trafik. Fakti që i ka kaluar 3 vite z. Dreshajt dhe është për 18 euro, tregon se sa gabim mundet me qenë vendimi përfundimtar”, tha tutje Abazi.

Sipas tij, LDK dhe partitë e tjera nuk duhet ta interpretojnë vendimin e Kushtetueses si “sakëz”.

“Nëse LDK apo partitë e tjera kanë ndonjë pyetje për Gjykatën Kushtetuese, le t’i drejtohen. E nuk munden me marrë një vendim të Kushtetuese e me interpretu si ‘sakëz’”, u shpreh Abazi.