Avni Abazi, aktor.

Abazi: Ideja për Ligjin për kulturë është e gabuar

Aktori Avni Abazi tha gjatë emisionit “Kallxo Përnime” se ideja për Ligjin për kulturë është e gabuar.

“Ideja për një ligj të vetëm është një ide e gabuar, pasi në çdo shtet në botës varësisht nga evenimentet ndërtohen edhe ligjet dhe për funksionimin sa më të mirë të institucioneve ligjet decentralizohen”, ka thënë Abazi.

Ndërsa, Visar Krusha, drejtor i “Dodonës” tha gjatë emisionit se nëse një ligj i tillë i plotëson nevojat e teatrove është i pranueshëm.

“Nuk është ide e keqe nëse ky ligj i plotëson nevojat që kanë sot teatrot”, ka thënë Krusha.

Ndërsa Flutra Zymi nga organizata “Qytetarët aktivë” tha se MKRS-së nuk i ka ftuar të jenë pjesë e grupit punues për këtë ligj.

“Ministri duhet t’i ftojë të gjitha organizatat artistike në grupe punuese për këtë ligj dhe jo vetëm grupe të caktuara dhe kurrëkund në botë përfituesi e buxheti nuk hynë me ba ligj”, ka thënë ajo.

MKRS ka bërë të ditur se deri në fund të këtij viti do ta ketë gati Projektligjin për kulturë.