Teatri në Kosovë - LIVE
Në emisionin “Kallxo Përnime” po diskutohet për Teatrin, zgjedhjen e drejtorit të Teatrit Kombëtar të Kosovës, për politizimin e gjendjen në të cilën gjendet sot teatri kosovar.
A pati parregullsi në zgjedhjen e drejtorit të përgjithshëm të Teatrit Kombëtar?
A i duhet këtij Teatri një drejtor me të kaluar politike?
Kush u zu në konfik interesi në Teatrin Kombëtar?
A kanë pavarësi financiare teatrot publike kosovare?
Çfarë ligji i duhet teatrit?
Çfarë presin artistët e teatrit nga ministri i Kulturës?
Të ftuar në debat: Flutra Zymi, drejtoreshë ekzekutive e organizatës “Qytetarët aktivë”, Visar Krusha, drejtor i Teatrit të Qytetit të Prishtinës “Dodona”, Naim Berisha, nënkryetari i Shoqatës Sindikale të Punëtorëve të Teatrit Kombëtar dhe Avni Abazi, aktor.