Lajm i Fundit, Coronavirus

923 raste të reja me COVID-19 shënohen në Kosovë

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 3,470 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 923 raste pozitive.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKShPK) ka njoftuar se 771 persona janë shëruar nga infeksioni, ndërsa 14 persona kanë vdekur gjatë 24 orëve nga infeksioni SARS-CoV-2.

“Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 273 raste, Gjakovë 81 raste, Gjilan 76 raste, Mitrovicë 63 raste, Ferizaj 62 raste, Prizren 55 raste, Fushë-Kosovë 52 raste, Pejë 50 raste, Podujevë 42 raste, Kamenicë 22 raste, Obiliq 20 raste, Klinë 15 raste, Lipjan 14 raste, Shtime 13 raste, Viti 13 raste, Deçan 12 raste, Suharekë 12 raste, Vushtrri 12 raste, Istog 8 raste, Graçanicë 5 raste, Drenas 4 raste, Kaçanik 4 raste, Malishevë 4 raste, Dragash 3 raste, Skenderaj 3 raste, Junik 2 raste dhe me nga një rast komunat Hani i Elezit, Rahovec dhe Zubin-Potok”, thuhet në njoftimin e Institutit.

Numri total i rasteve pozitive është 90,430 raste nga 425,850 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1,872 raste të vdekjes.