FOTO: KALLXO.com

Vetëm 9 muaj burg për therjen me thikë të policit

Me vetëm nëntë muaj burgim është dënuar Shani Tafolli. Gjykata ka konstatuar se për  sulmin e përsëritur disa herë me radhë mbi Policinë e Kosovës mjaftojnë vetëm 9 muaj burgim edhe pse ligji parasheh ndëshkime me vite të tëra burgim.

Sipas aktakuzës , më 7 gusht Tafolli e kishte goditur një polic me thikë.

Ditë më vonë me datë 16 gusht, i pandehuri i ka sulmuar dy zyrtarët tjerë policorë të cilit i kanë dhënë urdhër gojor që të ndalet mirëpo i dyshuari nuk e kishte përfillur urdhërin.

Sipas aktakuzës ai, kishte hyrë në veturë taxi kishte mbyllur derën e veturës, dhe më pastaj kishte shkulur dorezën e derës, dhe i kishte sulmuar zyrtarët policor në këmbë, që të dyve duke iu shkaktuar lëndime të lehta trupore.

Në mesin e policëve të sulmuar nga sulmi i Tafollit ishte edhe polici hero i para disa ditëve Irfan Bunjaku i cili ndaloj personin e armatosur me kallashnikov gjatë vrasjeve në lagjen Mati1.

Para gjyqtarit i akuzuari pranoi fajësinë dhe i premtoi gjyqtarit se veprën nuk do ta përsërisë dhe se është penduar.