Ilustrim, Foto: Gerd Altmann

Nëntë raste të dhunës në familje gjatë ditës së djeshme

Nëntë raste të dhunës në familje janë shënuar gjatë 24-orëve të fundit në vendin tonë.

Sipas raportit zyrtar të Policisë së Kosovës, rastet janë shënuar në rajone të ndryshme përfshirë: Prishtinën, Drenasin, Vitinë, Prizrenin, Deçanin, Malishevën, Skenderajn, Leposaviqin dhe Mitrovicë.

Në kryeqytet një djalë dyshohet se e ka sulmuar fizikisht motrën e tij.

Sipas raportit zyrtar të Policisë, ai është arrestuar dhe deri tek sulmi ka ardhur pas një mosmarrëveshje verbale.

Tutje është theksuar se i dyshuari është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.

Rasti ka ndodhur dje në ora 11:30.

Rasti tjetër ka ndodhur në Drenas, ku një grua ka raportuar në Polici se bashkëshorti i saj i dyshuar, kishte shkaktuar dhunë në familje.

Policia ka shtuar se palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Në Viti, Policia po ashtu ka arrestuar një të dyshuar për dhunë në familje.

Ai dyshohet se pas një mosmarrëveshje e ka gjuajtur me një enë qelqi kunatën e tij.

Në raportin e Policisë është theksuar se me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari lirohet, ndërsa rasti procedohet në procedurë të rregullt.

Një tjetër rast i dhunës në familje është shënuar në Prizren. Policia ka arrestuar një grua, pasi dyshohet se e ka sulmuar vajzën e saj.

Tutje është theksuar se ne vendim të prokurorit e dyshuara dërgohet në mbajtje.

Në Deçan rasti i dhunës në familje ka ndodhur para dy ditësh, por rasti është raportuar në Polici gjatë ditës së djeshme. Pas kësaj, Policia ka arrestuar të dyshuarin, pasi ai dyshohet se pas një mosmarrëveshje në familje e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.

Policia ka njoftuar se palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Në Malishevë, një grua ka raportuar në Polici se vëllai i saj me probleme mendore ka thyer xhamat e shtëpisë dhe ka demoluar orenditë shtëpiake.

Policia ka shtuar se i dyshuar ka pranuar trajtim mjekësor.

Rast i dhunës në familje është raportuar edhe në Skenderaj. Një grua ka raportuar se pas një mosmarrëveshje, bashkëshorti i saj, dyshohet se i ka shkaktuar dhunë në familje.

Policia ka bërë të ditur se i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit lirohet ndërsa rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Në Leposaviq një grua ka raportuar se përmes telefonit është duke pranuar mesazhe kërcënuese nga bashkëshorti i saj. Policia nuk ka raportuar për të arrestuar dhe rasti është në procedurë hetimore.

Në Mitrovicë është raportuar po ashtu për një rast të dhunës në familje. Një grua ka raportuar se bashkëshorti i saj, dyshohet se në vazhdimësi është duke shkaktuar dhunë në familje.

Policia ka shtuar se i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

Në shtator të vitit 2020, Kuvendi i Kosovës ka përfshirë Konventën e Stambollit në Kushtetutë.

Konventa e Stambollit, e hartuar nga Këshilli i Evropës, është instrument obligues që i detyron shtetet ta luftojnë dhunën ndaj grave dhe vajzave dhe dhunën në familje.

Në janar të këtij viti, Qeveria e Kosovës ka miratuar Strategjinë Kombëtare për Mbrojtje nga Dhuna në Familje dhe Dhuna ndaj Grave 2022 – 2026.

Vizioni i kësaj strategjie është “një shoqëri ku të gjithë janë të sigurt dhe të barabartë, jetojnë pa frikën apo kërcënimin e dhunës në familje dhe dhunës ndaj grave, ku qëllim është të parandalohet dhe mos tolerohet dhuna, të mbrohet, riintegrohet dhe fuqizohet viktima, si dhe të vendoset kryerësi para përgjegjësisë”.

Objektivat e synuar me Strategjinë Kombëtare për Mbrojtje nga Dhuna në Familje

.