Dhuna në familje, gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë

Gjatë ditës së djeshme në rajone të ndryshme të Kosovës, kanë ndodhur raste të dhunës në familje.

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit raste të dhunës në familje kanë ndodhur në Suharekë, Pejë, Zubin Potok e Gjilan.

Sipas policisë në Suharekë, një ankuese e ka njoftuar policinë së iu është bërë presion vazhdimisht që të dal nga shtëpia.

“Ankuesja femër kosovare, ka njoftuar se e dyshuara femër kosovare në vazhdimësi i bënë presion që të dal nga shtëpia. Lidhur me rastin janë intervistuar të dy palët. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia ka njoftuar gjithashtu se në Pejë është arrestuar një person i cili pas një mosmarrëveshje ka ofenduar e sulmuar babanë e tij.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje, fillimisht ka filluar ti ofendoj familjaret e tij e më pas e ka sulmuar viktimën mashkull kosovar –babain e tij. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Dhunë në familje ka ndodhur edhe në komunën e Zubin Potokut, ku policia ka arrestuar një person i cili në gjendje të dehur ka ushtruar dhunë psiqike ndaj familjarëve të tij.

“I dyshuari është dërguar në qendrën Spitalore të Mitrovicës në repartin e neuropsikiatrisë. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.

Ndërkaq në Gjilan, një grua është ankuar në polici për ish bashkëshortin e saj, i cili kishte ushtruar dhunë fizike e psikike ndaj vajzave të saj.

“I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, ka njoftuar policia.