Ilustrim, Foto: Gerd Altmann

6 raste të dhunës në familje të raportuara gjatë 24-orëve

Gjashtë raste të dhunës në familje janë shënuar gjatë 24-orëve të fundit në vend.

Rastet kanë ndodhur në rajone të ndryshme, përfshirë: Fushë Kosovë, Lipjan, Prishtinë dhe Prizren.

Në Fushë Kosovë, Policia ka arrestuar një të dyshuar pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj gruas së tij.

Sipas raportit policor, viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.

Rasti ka ndodhur në ora 01:52.

Në Lipjan po ashtu është arrestuar një i dyshuar për dhunë fizike ndaj gruas së tij.

Edhe në këtë rast viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.

Rasti ka ndodhur në ora 06:00.

Në Prishtinë po ashtu është arrestuar një i dyshuari pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj gruas.

Policia thotë se viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.

Rasti është raportuar në ora 13:30.

Një tjetër rast i dhunës në familje është shënuar në Prishtinë më 3 maj. Një grua ka informuar Policinë se është sulmuar fizikisht nga burri i saj. Sipas Policisë, viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe i dyshuari është arrestuar dje.

Me vendim të prokurorit ai është dërguar në mbajtje.

Dy raste të tjera të dhunës në familje janë shënuar në Prizren. Në rastin e parë është arrestuar një i dyshuar pasi nën ndikimin e alkoolit ai ka ushtruar dhunë ndaj gruas së tij.

Policia ka njoftuar se viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është ndalur deri në këndellje, e më pas të intervistohet.

Policia po ashtu dje ka arrestuar një të dyshuar në Prizren, pasi ka shkaktuar dhunë ndaj vëllait të tij.

Policia thotë se nuk është raportuar për të lënduar dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.