COVID-19 Ilustrim: Naser Fejza

6 raste të reja me COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë, 6 qytetarë janë infektuar me COVID-19.

Sipas të dhënave të fundit nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, dje janë dhënë dhe 48 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes dhe sot janë shëruar 19 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224,616.

Deri më sot janë dhënë 101,985 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.