Ilustrim, Foto: Gerd Altmann

Kosovë, shtatë raste të dhunës në familje gjatë 24 orëve

Shtatë raste të dhunës në familje janë shënuar në 24-orët e fundit në vendin tonë.

Rastet kanë ndodhur në rajone të ndryshme, përfshirë Prishtinën, Prizrenin, Malishevën, Rahovecin, Vushtrrinë dhe Zveçanin.

Në Prishtinë është shënuar një rast. Ky rast ka ndodhur në ora 09:00, ku një grua ka raportuar në Polici së burri i saj e ka keqtrajtuar dhe e ka larguar nga shtëpia duke e lënë pa përkujdesje.

Sipas Policisë, viktima vuan nga një sëmundje e rëndë dhe nuk është në gjendje të kujdeset për veten.

Tutje Policia ka shtuar se  i dyshuari nuk është takuar nga policia, rasti është duke u hetuar.

Rasti tjetër ka ndodhur në Prizren. Në këtë rast është arrestuar një i dyshuari, pasi sipas Policisë, dyshohet se në vazhdimësi kishte ushtruar dhunë ndaj  bashkëshortes së tij.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Në Malishevë janë shënuar dy raste të dhunës në familje dje. Njëri rast ka ndodhur në ora 09:55 dhe tjetri në mbrëmje në ora 22:20.

Në rastin e parë është arrestuar i dyshuari, pasi i njëjti kishte sulmuar fizikisht vajzën e tij.

Sipas viktimës, babai i saj në mënyrë sistematike është duke ushtruar dhunë ndaj saj.

Policia ka shtuar se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Në rastin e dytë në Malishevë është arrestuar i dyshuari për shkak se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes dhe vajzës së tij.

“Si pasojë e dhunës viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, kurse i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, ka bërë të ditur policia.

Edhe në Rahovec është arrestuar një i dyshuar për shkak se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Policia ka theksuar se si pasojë e dhunës viktima ka pranuar tretman mjekësor, kurse i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Në Vushtrri po ashtu ka pasur arrestim për dhunë në familje. I dyshuari është arrestuar për shkak se në shtëpi e kishte sulmuar fizikisht nënën e tij, e cila si pasojë e dhunës ka pranuar tretman mjekësor.

Policia ka shtuar se i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Edhe në Zveçan ka ndodhur një rast i dhunës në familje. Policia ka arrestuar një të dyshuar, pasi i njëjti kishte kanosur bashkëshorten e tij femër kosovare.

Policia thotë se gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjysmë automatike.

Tutje është theksuar se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Dhuna në familje është akt që shkel të drejtat e njeriut. Të drejtat e njeriut janë të drejta themelore në të cilat ka të drejtë çdo qenie njerëzore. Dhunë në familje konsiderohet çdo shkelje e të drejtës së Gruas, Burrit dhe Fëmijëve nga persona që janë pjesëtarë të familjes.
Qeveria e Kosovës në fund të janarit të këtij viti ka miratuar Strategjinë Kombëtare për Mbrojtje nga Dhuna në Familje dhe Dhuna ndaj Grave 2022 – 2026.

Strategjia përmban veprime dhe masa që synojnë të avancojnë më tej arritjet nga vlerësimi i zbatimit të strategjisë së mëparshme, por edhe sigurojnë mbrojtje nga dhuna në familje dhe dhuna ndaj grave në përputhje dhe sipas standardeve të instrumenteve ndërkombëtare të ratifikuara.

Objektivat e synuar me Strategjinë Kombëtare për Mbrojtje nga Dhuna në Familje

.