70 vjeçari vdes në aksident në Skenderaj

Sonte  rreth orës 17:00, në rrugën  lokale në fshatin Kosterc të Skenderajt, ka ndodhur një aksident trafiku  me fatalitet, ku për pasojë një 70 vjeçar ka vdekur.

Në aksident ishin të  përfshira dy automjete me targa vendore.

Lajmin për Kallxo.com e ka konfirmuar Avni Zahiti nga zyra për informim e policisë.

Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore kanë pësuar dy drejtuesit e automjeteve të cilët janë dërguar në Spitalin Rajonal në Mitrovicë, për tretman mjekësor.

Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore.