Shtatë të lënduar në aksident trafiku në Sllatinë

Shtatë persona kanë pësuar lëndime si pasojë e një aksidenti i cili ka ndodhur në rrugën Prishtinë- Pejë, saktësisht në fshatin Sllatinë.

Aksidentin e ka konfirmuar për KALLXO.com edhe Policia e Kosovës.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi ka thënë për KALLXO.com se në këtë aksident janë përfshirë tri automjete.

“Në aksident janë përfshirë tri automjete, dy furgona dhe një veturë. Si pasojë e aksidentit shtatë persona kanë pësuar lëndime”, ka thënë Krasniqi.