Gjakovë

Gjakovë: Aksident mes dy veturave, tre persona të lënduar

Dje rreth orës 11:20 është raportuar për një aksident trafiku mes dy makinave në Gjakovë.

Sipas raportit të policisë përpos dëmeve materiale, lëndime trupore kanë pësuar edhe tre persona.

Dy prej të lënduarëve janë trajtuar në spital, kurse personi i dyshuar me vendim të prokurorit është arrestuar dhe dërguar në mbajtje për 48 orë.

Sipas policisë rasti është duke u hetuar.