Foto: Ilustrim

Aksident trafiku në magjistralen Prishtinë- Mitrovicë

Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në magjistralen Prishtinë- Mitrovicë.

Zëdhënësi i policisë në rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti ka thënë për KALLXO.com se në këtë aksident një person ka pësuar lëndime.

“Aksidenti ka ndodhur rreth orës 07:00. Në aksident janë përfshirë dy vetura civile, dhe një person është lënduar”, ka thënë Zahiti.

Ai tutje ka shtuar se shkaktar i këtij aksidenti dyshohet të ketë qenë marrja e përparësisë së kalimit në një udhëkryq në magjistrale, saktësisht në fshatin Maxhunaj të Vushtrrisë.