Foto-ilustrim

Prishtinë, aksident me dy të lënduar në lagjen 'Ulpiana'

Një aksident trafiku mes dy makinave ka ndodhur në rrugën “Fehmi Lladrovci” në Prishtinë.

Sipas Florie Ahmeti, zëdhënëse e Policisë në rajonin e Prishtinës, dy persona kanë marrë lëndime si pasojë e këtij aksidenti.

“Rreth orës 18:30, në rrugën ‘Fehmi Lladrovci’ në Prishtinë, ka ndodhur nje aksident i komunikacionit në mes dy automjeteve. Si pasojë e aksidentit janë lënduar 2 persona. Me rastin po merren hetuesit policor nga njësiti i trafikut,” ka thënë Ahmeti.