61 persona u shëruan sot nga COVID-19 në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka bërë të ditur se sot në nivel vendi kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 62 persona.

Nga këto rezultate bëhet e ditur se janë shëruar 61 persona të tjerë.

“Sot shëruar 61 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 1.307 raste, kurse raste aktive 1.143”, bën të ditur IKShPK.

Nga 8 shkurti 2020 deri më sot në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 22.930 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 2.494 raste, me gjithsej 44 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

IKShPK apelon tek qytetarët që bartin edhe më tutje maskën dhe të mbajnë distancën.

Në nivel vendi janë 2494 persona të infektuar, 1307 të shëruar dhe 44 të vdekur.