Foto-ilustrim | Foto: KALLXO.com

51 Vjeçari Kërcënon Policinë

 

Një 51 vjeçar është arrestuar mbrëmë nga policia në Mitrovicë për shkak të mos zbatimit të urdhrave ndaj policëve. Në njoftimin e saj policia sqaron se 51 vjeçari është arrestuar pasi kanosi policët.

“Arrestimi i të dyshuarit është bërë për ‘mospërfillje të urdhrave’ dhe ‘kanosje’ të zyrtarëve policorë në kohën kur ai ishte ndaluar për një kontroll rutinë të trafikut rrugor në rrugën ‘Pajazit Boletini’ në Mitrovicë”. thuhet në njoftimin e policisë. Sipas Policisë në Mitrovicë personi me inicialet Sh.P. 51 vjeçar  pas ndalimit ka rezultuar të jetë nën ndikimin e alkoholit. “Nga matja që i është bërë me alkotest, ka rezultuar se i dyshuari ishte nën ndikimin e alkoolit në vlera 1.82 promila.”, thekson Policia.  Me vendim të prokurorit të çështjes, të dyshuarit Sh. P. 51 vjeçar i është caktuar masa e ndalimit policor. Ndaj të dyshuarit është iniciuar rast për vepër penale ‘kanosje’.