5 persona të lënduar në aksidentin në Prishtinë

Pesë persona kanë marrë lëndime trupore pas një aksidenti që ka ndodhur rreth orës 10:30 në Prishtinë.

Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti ka thënë për KALLXO.com se në aksident janë përfshirë dy vetura,

“Rreth orës 10:30, në udhëkryqin e rrugëve “Ukshin Hoti”-“Robert Doll” , në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete.  Bazuar në të dhënat fillestare nga vendi i ngjarjes, pesë persona kanë pësuar lendime trupore”, tha Ahmeti.

Tutje ajo shtoi se me rastin po merret edhe Njësiti i Trafikut Rrugor.

KALLXO.com ka siguruar foto nga vendi i ngjarjes: