4 të vdekur me COVID-19 në 24 orët e fundit

Instituti i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur 4 qytetarë të infektuar me COVID-19.

Sipas IKSHPK-së, rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 2 raste (78, 66 vjeç), Malishevë 1 rast (79 vjeç), Prizren 1 rast (79 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 52,333 raste nga 189,420 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1,355 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 430 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 378 raste, kurse numri i rasteve aktive është 7,600.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 87 raste, Pejë 17 raste, Ferizaj 16 raste, Podujevë 16 raste, Lipjan 12 raste, Fushë-Kosovë 7 raste, Gjilan 6 raste, Shtime 5 raste, Deçan 4 raste, Gjakovë 4 raste, Obiliq 4 raste, Prizren 4 raste, Drenas 3 raste, Malishevë 3 raste, Vushtrri 3 raste, Junik 2 raste, Kamenicë 2 raste, Suharekë 2 raste dhe me nga një rast komunat Istog dhe Rahovec.