300 euro gjobë, 3 pikë negative dhe 3 muaj ndalesë për shoferin që tejkaloi shpejtësinë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka identifikuar dhe gjobitur një shofer, i cili në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 100 km/h ka vozitur 172 km/h.

Shoferi është gjobitur me 300 euro gjobë, 3 pikë negative dhe 3 muaj i ndalohet drejtimi i mjetit me veprim motorik.

Policia e Kosovës po vazhdon dhe do të vazhdojë me ndërmarrjen e masave dhe veprimeve policore ndaj të gjithë kundërvajtësve të cilët rrezikojnë sigurinë në trafikun rrugor, thuhet në njoftim.