Foto: REL/EPA-EFE

27 vjeçari nga Kamenica vdes nga COVID-19

Një 27 vjeçar ka vdekur në orët e mbrëmjes në Kamenicë si pasojë e virusit Covid-19.

Lajmin e për vdekjen e të riut e ka bërë publik kryetari i Kamenicës Qëndron Kastrati.

“Një djalë të ri kamenicas sot na e morri virusi i zi. Vështirë të gjenden fjalë për familjen, të cilëve iu shprehë dhimbjen më të sinqertë për këtë humbje! Ju qoftë i paharruar kujtimi për B., djalë shembullor, profesionist i mprehtë, e shok i dashur”, ka shkruar ai.

“Të dashur qytetarë, jam i vetëdijshëm për mënyrën se si organizohemi si komunitet; për respektin; modestinë e dashurinë. Kam qenë vet i pranishëm në situata ku tjetri nga keqardhja, apo ndjenja e respektit ka menduar që zgjatja e dorës është e duhur. Ju lutem mos e bëni një gjë të tillë. Respekt sot është të mos ia zgjatësh dorën tjetrit”, tha Kastrati.