Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në takim në Prishtinë. Foto: Zyra e Presidencës së Kosovës

25-vjetori i çlirimit, presidentja Vjosa Osmani pret nesër kryeministrin shqiptar, Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të qëndrojë për vizitë në Prishtinë, nesër në kuadër të shënimit të aktiviteteve për 25-vjetorin e çlirimit të Kosovës.

Në ora 08:00 ai do të pritet nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Kështu ka bërë të ditur Presidenca e Kosovës.

Ndërsa, në një ceremoni që do të mbahet në Kuvendin Komunal të Prishtinës në ora 13:00, kryeministrit Edi Rama do t’i ndahet titulli “Qytetar Nderi i Kryeqytetit” nga kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.

Po ashtu, Rama do të jetë pjesë e konferencës ndërkombëtare “Rugova dhe Perëndimi”, në shënim të 25-vjetorit të lirisë së Kosovës.

Kjo konferencë e organizuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës pritet të nisë në ora 11:00.