Foto: Ilustrim

23 aksidente me të lënduar për 24 orë në Kosovë

23 aksidente janë regjistruar në 24 orët e fundit kështu të paktën ka njoftuar Policia e Kosovës. Aksidentet sipas policisë kanë qenë me persona të lënduar.

Statistikat e fundit të raportit 24 orësh policor kanë bërë të ditur aksidente me dëme materiale kanë qenë gjithsej 28, teksa është treguar se fatmirësisht në asnjë nga këto aksidente nuk ka pasur viktima.

Policia tha se tiketa trafiku të shqiptuara gjatë ditës së djeshme, 29.06.2024, janë gjithsej 1 mijë e 430, ndërsa të arrestuar kanë mbetur 11 persona.

Nga këta të fundit, gjashtë janë dërguar në mbajtje e katër të tjerë në vuajtje të dënimit.

KALLXO.com në pjesën e parë të ditës së sotme raportoi lidhur me ngjarjet që ndodhën dje e për të cilat intervenoi Policia.

Shtiu me armë në aheng familjar, i dyshuari në arrati

Lëndohen dy punëtorë gjatë ndërtimit të një banese në Ferizaj

E mitura ofendoi dhe rrahu nënën e saj në Prishtinë