Lajm i Fundit, Coronavirus

21 të shëruar nga COVID-19, numri arrin në 159

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se 21 persona janë shëruar sot nga COVID-19.

Me anë të një njoftimi, IKShPK ka thënë edhe se 39 persona të tjerë kanë rezultuar pozitivë me coronavirusin e ri.

Numri i të shëruarve nga COVID-19 me rastet e sotme shkon në 159.

“Sot më 23 prill 2020, janë shëruar 21 pacientë, bazuar në rekomandimet e OBSH-së ku dy mostra rezultojnë negative me së paku një ditë distancë kohore. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 159 raste”, ka njoftuar IKShP.

Sot sipas IKShP-së, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me  metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 255 mostra të marra nga Klinika Infektive, gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren si dhe nga karantina në Qendrën studentore.