COVID-19 Ilustrim: Naser Fejza

2 të vdekur dhe 1,562 raste pozitive në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit kanë vdekur 2 pacientë me COVID-19.

Ministria ka njoftuar po ashtu se në 24 orët e fundit kanë rezultuar 1,562 persona pozitivë me COVID-19, nga 4,210 testime të bëra.

Në njoftim thuhet se janë 10,288 raste aktive, ndërkaq janë shëruar 1,186 persona.

Në këto 24 orë janë vaksinuar vetëm 80 persona.