19,458 qytetarë janë vaksinuar brenda 24 orëve në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë në raportin 24 orësh ka njoftuar se 19 mijë e 458 qytetarë janë vaksinuar kundër coronavirusit në Kosovë.

Vaksinimi në Kosovë ka filluar më 29 mars të këtij vit dhe për rreth gjashtë muaj janë vaksinuar 637 mijë e 132 qytetarë janë vaksinuar kundër SARS-CoV-2 me dozën e parë të vaksinës, ndërsa 338 mijë e 147 prej tyre janë vaksinuar me dy dozat e vaksinës anti-COVID.

Numri i vaksinave të administruar deri më tani është 975 mijë e 279.

Tre ditë më parë Kosova ka pranuar gjysmë milion doza të vaksinave të kompanisë “Pfizer” nga ShBA.

Ministri i shëndetësisë, Arben Vitia, gjithashtu ka bërë të ditur se javëve në vazhdim do të pranojnë donacione me vaksina “AstraZeneca” nga Gjermania e Italia.

Në ditët e para të shtatorit MSh ka hedhur në mbeturina mbi 133 mijë vaksina të kompanisë “AstraZeneca” pasi të njëjtave u skadoi afati.

Aktualisht në nivel vendi janë 20 mijë e 652 raste aktive me SARS-CoV-2.

Arrijnë mbi gjysmë milioni doza të vaksinave në Kosovë