Lajm i Fundit, Coronavirus

194 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike (IKShPK), Naser Ramadani,  përmes një konference për media të mbajtur në qytetin e Mitrovicës ka komunikuar rastet e reja me COVID-19.

Sipas Ramadanit, nga 449 mostra të marra, 194 prej tye kanë rezultuar pozitiv me COVID -19, duke e rritur numrin në total të infektuarve  në 7,846, ndërsa numri i vdekjeve është 196.

Po ashtu, është bërë e ditur se janë shëruar edhe 138 pacientë, duke e rritur numrin e të shëruarve në 4,276 dhe numri i rasteve aktive është 3,383.