19 Vjet nga 'Epopeja e Çabratit'

Në Gjakovë sot kujtohet 19 vjetori i “Epopesë së Çabratit”, në të cilën për lirinë e Kosovës u flijuan dhjetëra dëshmorë e martirë të kombit.

Datat 7, 8 dhe 9 maj të  vitit 1999, për shumë nga qytetarët e Gjakovës, që atë kohë ishin në qytet kujtojnë momentet e luftimeve të ashpra mes forcave të UÇK-së dhe policisë, ushtrisë dhe paramilitarëve serb.

Kjo betejë ishte e rëndësishme për faktin se misioni i luftëtarëve të lirisë ishte mbrojtja e mijëra civilëve në qytetin e Gjakovës.

Në këtë betejë kanë rënë 7 dëshmorë dhe 41 civilë. Po ashtu, më 7-8 maj janë rrëmbyer dhe zhdukur 43 qytetar të kësaj lagje.