COVID-19 Ilustrim: Naser Fejza

19 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë dhënë 126 doza të vaksinës kundër COVID-19, kurse janë konfirmuar 19 raste të reja me COVID-19.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, në këto 24 orë nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Në Kosovë që nga fillimi i procesit të vaksinimit janë dhënë 1.825.885 doza të vaksinës, kurse 821.946 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 101.385 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Në total numri i rasteve aktive është 415.