COVID-19 Ilustrim: Naser Fejza

17 qytetarë rezultuan të infektuar me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit

Nga 1 mijë e 544 mostra të testuara nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, 17 kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 ndërsa nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes

Ministria e Shëndetësisë në raportin 24 orësh ka bërë të ditur tutje se 19 qytetarë të tjerë janë shëruar nga infeksioni SARS-CoV-2.

Aktualisht në Kosovë janë 405 raste aktive me COVID-19.

Deri më tani në Kosovë janë regjistruar 160 mijë e 974 raste pozitive me COVID-19 prej tyre 2 mijë e 980 kanë vdekur ndërsa janë shëruar 157 mijë e 589.