COVID-19 Ilustrimi- Naser Fejza

14 të vdekur me COVID-19, mbi 2 mijë të infektuar brenda 24 orëve

14 persona të infektuar me coronavirus kanë vdekur gjatë 24 orëve të fundit ndërsa nga 12 mijë e 618 testime të bëra nga Institutit Kombëtar i Shëndetësisë Publike 2 mijë e 541 kanë rezultuar pozitivë.

Ministria e Shëndetësisë gjithashtu bënë të ditur se 604 qytetarë janë shëruar nga virusi corona kështu duke arritur numri i të shëruarve në 108 mijë e 603.

MSh tutje njofton se në 24 orët e fundit janë dhënë 18 mijë e 326 doza të vaksinës kundër SARS-CoV-2.

Deri më tani në Kosovë virusi corona ka prekur 132 mijë e 277 qytetarë prej tyre 2 mijë e 356 kanë vdekur.

Aktualisht në nivel vendi janë 23 mijë e 845 raste aktive me coronavirus, komuna e Prishtinës ka më së shutmi raste aktive, 4 mijë e 217.