CovidRezultatet-2020

Covid-19 Ilustrim - Naser Fejza

13 të vdekur nga COVID-19 e 1901 raste pozitive në 24 orët e fundit në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se 13 persona kanë vdekur gjatë 24 orëve të fundit nga COVID-19.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 21,719 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Sipas MSh, prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 729,554 doza të vaksinës, kurse deri më sot 244.235 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 10,848 testime, 1,901 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Sot janë shëruar 433 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 107,999. Në total numri i rasteve aktive është 21,922.