Ilustrim, Foto: Gerd Altmann

11 raste të dhunës në familje të raportuara në një ditë në Kosovë

11 raste të dhunës në familje u raportuan në Policinë e Kosovës në 24 orët e fundit.

Sipas raportit policor, rastet raportohet të kenë ndodhur në Prishtinë, Graçanicë, Lipjan, Fushë Kosovë, Shtime, Prizren, Malishevë dhe Gjakovë.

Nga këto 11 raste të raportuara, pesë gra kanë pranuar tretman mjekësor si pasojë e lëndimeve që kishin marrë nga dhuna.

Ndërkaq, lidhur me rastet janë arrestuar shtatë persona. Në procedurë të rregullt sipas Policisë, janë liruar shtatë persona të tjerë.

Ditëve të fundit, është rritur numri i raportimeve të rasteve dhunës në familje në Policinë e Kosovës.

KALLXO.com ka raportuar edhe më parë për raste të dhunës në familje në Kosovë.

Prokuroria e Gjakovës kishte njoftuar se në muajin gusht ka ngritur 20 aktakuza kundër 20 personave për dhunë në familje.

Prej tyre, prokuroria bën me dije se ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj 14 personave të dyshuar për dhunë në familje.

Në këtë link mund të gjeni rastet tjera të raportuara të dhunës në familje.