FOTO KUVENDI I KOSOVES

Kuvendi sot me seancë të veçantë për Epopenë e UÇK-së

 

Kuvendi i Kosovës do të mblidhet sot (e mërkurë – 06.03.2019), për një seancë të veçantë në nder të 21 vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Kuvendi ka njoftuar se seanca do të nis në orën 15:30.

Ndërkaq, pika e vetme e rendit të ditës është – Shënimi i 21-Vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ndërkaq, sot Kuvendi nuk ka arritur që të mbajë seancën e jashtëzakonshme për shpenzimet e Qeverisë, për shkak të mungesës së kuorumit.