Kuvendi i hap punimet me 20 deputetë, seanca shtyhet për datë të pacaktuar

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli i ka hapur punimet e Kuvendit të Kosovës me 20 deputetë prezentë në sallë.

Si pikë e rendit të ditës është debati parlamentar lidhur me vendimet e Qeverisë së Kosovës për ndarjen e mjeteve financiare nga shpenzimet e paparashikuara me kërkesën 44 deputetëve të gupeve parlamentare të Lidhjes Demokratike të Kosoves, Lëvizjes Vetëvendosje dhe dy deputetët e Alternativës.

“Janë 20 deputetë në seancë 44 deputetë e kanë kërkuar seancën”, tha Veseli.

Driton Selmanaj, nga LDK-ja kërkoi që kjo seancë të shtyhet për datën 12 mars në ora 10:00 ndërsa nuk e ka arsyetuar mungesën e deputetëve të cilët sipas tij janë pjesë e maniferstimit të Epopesë së UÇK-së.

“Me qenë se është një numër i vogël i deputetëve dhe arsyeja sipas tyre është se janë pjesë e një manifestimi për Epopenë e UÇK-së ne mendojmë që nderi më i madh për gjithë ata që kanë ra për këtë vend do të ishte që ne do ta diskutonim shpenzimin e parasë publike pikërisht për ngjarje të tilla sepse bindja jonë e theellë është që pikërisht për ngjarje të tilla po keqpërdoren dhe manipulohen shumë para të buxhetit të shtetit të Kosovës”, tha Selmanaj.

Milaim Zeka ka shprehur zhgënjimin e madh ndaj propozuesve sepse sipas tij nuk thirret seancë në këtë ditë.

“Mënyra për ta justifikuar gabimin është tërësisht i pavend”, tha ai.

Veseli ka ndërprerë punimet e Kuvendit duke thënë se pas mbledhjes së kryesisë e përcaktojnë mbajtjen e seancës.