Teatri ‘Adriana’ publikon repertorin për muajin mars

Gjatë shfaqje teatrale janë paraparë të jepen këtë muaj për publikun nga Teatri i Qytetit të Ferizajt, “Adriana Abdullahu”.

Repertori për këtë muaj i këtij teatri u hap të hënën me shfaqjen “Shfaqja e fundit e Marie Gjionit”, produksion i Teatrit Kombëtar të Kosovës.

Menaxhmenti i Teatrit “Adriana”, njofton se gjatë marsit 2020 në këtë teatër do të shfaqen edhe pesë shfaqje tjera, njëra prej tyre shfaqje për fëmijë.

Të gjitha shfaqjet do të jepen në ora 20:00, ndërsa shfaqja “Planeti i ftohtë” e Teatrit “Clau’s pupet Company” nga Tirana që shfaqet më 13 mars do të jepet në dy termine; në ora 12:00 dhe në 14:00.

Me poshtë repertori i ‘Adrianës’ për muajin mars: