Shfaqja ‘Nata e Gretës’ më 1 korrik premirë në Teatrin ‘Adriana’

Në fillim të muajit korrik, Teatri “Adriana” i Qytetit të Ferizajt do të shfaqë premierën e dramës  “Nata e Gretës” me regji të Ben Apollonit.

Premiera e kësaj shfaqje do të jepet më 1 korrik 2019 në teatrin “Adriana” ndërsa aktrojnë Gresa Gashi e Arjola Demir. Shfaqja do të ketë edhe një reprizë një natë më vonë, më 2 korrik.

Ben Apolloni regjisor i shfaqjes ka thënë për Kallxo.com se shfaqja është përplot situata dramatike, komike e tragjike, por që prekë thellë në ndërgjegjen e njerëzimit.

“Nata e Gretës” rrëfen historinë e një vajze me zhvillim të vonuar, e cila është rritur nga një grua që ka humbur gjithçka në jetë dhe kur regjimi nazist fillon t’i mbledhë dhe djegë llojin e njerëzve çfarë është Greta, kinse për të pastruar racën, gruaja vendos që me çdo kusht ta mbroje vajzën që mos të bie në duar të vrasësve nazist.

Realizimi i kësaj shfaqje është mbështetur nga Komuna e Ferizajt.