Shfaqja e baletit ‘Correr o Fado’ do të jepet sot në Gjilan

Baleti Kombëtar i Kosovës do të shfaqë sonte në Gjilan shfaqjen e baletit “Correr o Fado” të koreografit portugez Daniel Cardoso.

Baleti “Correr o Fado” shfaqet në ora 20:00 në Teatrin e Qytetit të Gjilanit.

Premiera e kësaj është dhënë në qershor të këtij viti në Amfiteatrin e Pallatit të Rinisë në Prishtinë.

Ndërsa nesër shfaqja e baletit “Correr o Fado”, sipas njoftimit të Baletit Kombëtare do të shfaqet në qytetit e Shtimes.

Në shfaqje interpreton Trupa e BKK-së.