Hapja e "Dokufestit" - Foto: Atdhe Mulla

Programi i filmave për fëmijë hap ditën e 5-të të ‘Dokufestit’

Programi i filmave për fëmijë ka hapur ditën e pestë të “Dokufestit”, festivali i cili po vazhdon të mbahet në Prizren.

Dita e sotme e Dokufestit do të karakterizohet nga një program i ngjeshur me filma, muzikë dhe aktivitete përcjellëse.

Një risi e festivalit të sivjetmë është edhe kinemaja solare e cilat tashme ka nisur turin e saj nëpër Prizren, duke lëvizura nëpër lagje për të ofruar një program të pasur, sidomos për fëmijë.

Programi i Dokufestit për ditën e sotme parashihet të mbyllet më një performancë muzikore të  reperit BimBimma, i cili do të publikojë albumin e tij të ri në “DokuNights”.

Albumi ‘Ç’a ka risi’ i përbërë prej 20 këngëve, do të performohet bashkë me reperët Ergen Berisha dhe Elinel si dhe VLN.