Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Përmes artit synohet thellimi i bashkëpunimeve në mes të rinjve kosovarë

Organizuar nga “Youth Initiative for Human Rights Kosovo” është hapur sot në Kino Armata në Prishtinë, ekspozita e 30 të rinjve nga komuniteti serb dhe shqiptarë në Kosovë, në lidhje me ballafaqimin me të kaluarën dhe dialogun ndërkulturor.

Kjo ekspozitë është hapur në kuadër të aktivitetit “Kosovo Youth Dialogue” dhe është pasuar edhe me disa aktivitete tjera me të rinjtë që janë shfaqur në mënyrë vizuele: shfaqje teatrale, video-inçizime, etj.

Marigona Shabiu, drejtoreshë ekzekutive e “Youth Initiative for Human Rights Kosovo” ka thënë në hapje të ekspozitës, se është shumë e nevojshme për shoqërinë tonë organizimi i aktiviteteve të tilla, ku të rinjtë, me theks të veçantë ata serbë dhe shqiptarë, do të takohen dhe bashkëbisedojmë për të thyer stereotipet që ekzistojnë.

“Jeni të kënaqur kur arrimë të krijojmë platforma të tilla ku të rinjtë dhe të rejat takohen, bashkëbisedojnë mes vete krijojnë bashkëpunim dhe kanë mundësi të prezantojnë para publikuar punime të ndryshme që lidhen apo kanë fokus rritjen e këtij bashkëpunimin”, ka thënë Shabiu.

Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com
Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com